Live

Siguria e presidentes: Kërcënimet me keqshkrim, testim për sigurinë (VIDEO)

21:31 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Nga dhjetëra kërcënime që mori, një vendosi ta publikojë.

Përmes emailit që i shkoi në adresë, ku kërcënohet me jetë, shefja e shtetit Vjosa Osmani kërkoi veprim nga institucionet e sigurisë ndaj këtyre që po e rrezikojnë atë dhe familjen e saj, raporton Klan Kosova.

Megjithatë, ky nuk qe kërcënimi i parë që Osmani e tregoi publikisht.

Edhe në tetorin e 2023, kur doli në konferencë për të kumtuar që nuk e dekretoi Blerim Isufajn për kryeprokuror të shteti, tha se u kërcënua nga disa pikërisht pse nuk e bëri këtë veprim.

Për dikë që e ruajti me vite presidentin historik Ibrahim Rugova, këto paralajmërime duhet të merren seriozisht.

Sipas Adnan Merovcit, edhe mënyra e shkrimit me gabime mund të jetë e qëllimshme.

Kronikën e plotë e gjeni në vijim:

Shpërndaje në

U Kopjua