Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë.
Lidhur me këtë rast tashmë policia i ka nisur hetimet.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka potencuar poashtu se nga ky aksident nuk ka të lënduar.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, tha ai për Klankosova.tv.