Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoxha i ka informuar të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Të pranishmit u informuan gjithashtu për arritjet e Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e sfidave të ndryshme që kanë përballuar gjatë viteve, të cilat janë menaxhuar dhe tejkaluar me sukses, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet lokale dhe ndërkombëtare, si dhe partnerët nga SHBA”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.
Në këtë takim, ndër të tjera, Policia e Kosovës theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë më tej në fusha të ndryshme policore.