Live

Kallas vjen me një lajm të mirë në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

17:07 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës.

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova I takon familjes evropiane.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova I takon familjes evropiane.

Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua