Një person në Kaçanik është intervistuar nga policia e Kosovës pasi më 18 maj të këtij viti raportoi se dikush ia kishte vjedhur 400 euro nga portofoli i tij brenda një xhamie të këtij qyteti.
Njësia e hetimeve nën autorizimin e prokurorit të shtetit ka nisur hetime dhe më 22 maj, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja.
Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi me iniciale N.S., pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje.
Në konsultim me prokurorin e rastit, u vendos që ankuesi të intervistohej si i dyshuar dhe ndaj tij u iniciua procedurë penale për veprën “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.