Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur se shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka kompani që merret me shitblerje të energjisë elektrike.
Mehmetaj tha se Luan Dalipi, përmes vëllait të tij, “paska aplikuar me kompaninë që e ka themelu vetë për t’u licencuar si kompani që merret me shitblerje të energjisë”.
“Tashmë kjo është e tepërt dhe ma shumë se kriminale. Shefi i kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi, përmes vëllait të tij, paska aplikuar me kompaninë që e ka themelu vetë për t’u licencuar si kompani që merret me shit-blerje të energjisë. Paramendojeni more. Veç ndaluni e paramendojeni. A e dini çfarë niveli të mos kokëçarjes duhet me pas këta, që me u zhytë në krim kaq thellë, kaq ashiqare, kaq paturpësisht. Kjo është sikur një kriminel të futet në grabitje të bankës në pikë të ditës, pa maskë. Sepse e di që policia atë as nuk e ndjek e aq më tepër ta arrestojë”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.
Tërë këtë çështje, ai e quan “fëlliqësi”, teksa të përfshirët në të i quan “barbarë” e “kriminelë që s’çajnë trapin”.
Për më tepër, Mehmetaj u ka bërë një propozim të përfshirëve që të marrin buxhetin e shtetit dhe ta transferojnë në konto private.
Veç i kurseni kohë vetit, se për nga niveli i krimit e njëjta gjë është”.