Tenori Ramë Lahaj sonte do të performojë në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila fillon nga ora 20:45.
Në një postim në Facebook, Lahaj para fillimit të ndeshjes ka thënë se çdo gjë është gati për sonte.
I njëjti u shpreh se kanë punuar shumë që sonte të shkojë mirë gjithçka.
“Me mjeshtrin Balili, kemi punuar ditë e natë për të sjellë një material të veçantë, një dhuratë nga zemra për t’iu dhënë zemër djemve të kombëtares sonë!”
“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Me ty e për ty, mëmëdhe, në çdo kohë, në çdo cep të botës!”, ka thënë Lahaj.