Live

Akuza për dhunim, merret vendimi për Gjikon

15:44 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, në lidhje me akuzat për përdhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Lidhur me rastin ka shkruar edhe vet avokati i artistit, Kujtim Kërveshi.

Përmes një postimi në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi, që ka përfaqësuar Gjikon në këtë proces, dha këtë deklaratë:

Për gjitha palët e interesuara
Në cilësinë e mbrojtësit të z. Asdren Gjikolli, Gjiko, njoftoj të gjitha palët e interesuara se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka liruar sot nga akuza z. Gjikolli. Dy nga pikat e aktakuzës kanë arritur parashkrimin absolut, ndërsa për veprat penale, dhunimin dhe armëmbajtjen pa leje, është liruar nga akuza.

Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate.
Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballojë çdo ankimim në gjykimin e kësaj çështjeje në shkallë të tjera të gjyqësorit.

Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur!
Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!
Falënderoj ekipin e shoqërisë së avokatisë Kërveshi & Partners Law Firm për përgatitjet e jashtëzakonshme profesionale që kemi bërë në këtë rast!

Ju faleminderit,
Kujtim Kërveshi

Shpërndaje në

U Kopjua