Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht, Haxhiu u pyet në lidhje me seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit, çështje që vijon të përndjekë disa ish-pjesëtarë të Vetëvendosjes, njofton Klankosova.tv.
“Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi pra të gazit lotsjellës”, u shpreh ajo.
Por atmosfera u tensionua kur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi i bëri një pyetje që duket se e irritoi Haxhiun.
“A je gjyqtare, a je prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, u shpreh deputetja e VV-së.