Live

E dhimbshme për familjen Bytyqi në Ferizaj: Sot i jepet lamtumira fëmijës 3-vjeçar që vdiq tragjikisht

12:40 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë në fshatin Dardani.

Varrimi i fëmijës do të bëhet sot nga ora 18:00 në fshatin Mirash.

Zyrtari rajonal i Policisë për Ferizajn, Kanun Veseli, konfirmoi për Klan Kosova se fëmija ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar pa shenja jete.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën,” thuhet në deklaratën e Veselit për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua