Live

Prokuroria e Gjakovës ngre aktakuzë ndaj burrit që dyshohet për dhunë në familje, kërcënim me armë dhe posedim narkotikësh

17:55 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet G.G.

Kjo aktakuzë është për dhunë në familje, siç thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit i shkakton lëndime trupore, bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas ekspertizës mjeko-ligjore.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë për dhunë në familje

Gjakovë, 23 qershor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet G.G.

Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, seriozisht dhe me armë AK 47, e kanos të dëmtuarën bashkëshorten e tij E.G., dhe të dëmtuarin I.H., i cili është vëllai i bashkëshortes së tij se do ti privojë nga jeta, në atë mënyrë që ditën kritike për shkaqe xhelozie pasi dyshon se e dëmtuara E.G., po e tradhton.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 prg.4, lidhur me prg.2, të KPRK-së.

Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzë, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit i shkakton lëndime trupore, bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas ekspertizës mjeko-ligjore.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, prg.3, nën prg.3.2, lidhur me prg.2, dhe prg.1, nën prg.1.3, të KPRK- së.

Sipas pikes III të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri më datë 26.02.2025, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 prg.1 të KPRK-së.

Sipas pikës IV të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025 rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim posedon narkotikë.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.2 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Shpërndaje në

U Kopjua