Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se për lidhjen e alarmit për bombë gjatë ditës së sotme, ju beson institucioneve të sigiurisë dhe se sa i përket zgjidhjes së krizës politike në vend, ai ka theksuar se ajo varet nga vullneti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Çështje të sigurisë, ju besojmë institucioneve të sigurisë”, ka thënë ai.
Haradinaj para fillimit të seancës edhe njëheë ka theksuar se partia e tij është varur nga fituesi i zgjedhjeve, Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për mosgatishmëri për ndryshim, raporton Periskopi.
“Ne jemi të varur nga ai që ka fitu më shumë në zgjedhje, Kurti e Vetëvendosje. E kam thënë më herët, ai e ka nda mendjen me bo keq, dhe ne s’mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa atë. Ai mund ta ndryshojë, nëse e ka vullnetin me ndryshu, unë jam për, kemi dhënë edhe opsione”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj nga gazetarët është pyetur për deklartën e deputetit Bekë Berisha i cili ka thënë se do të votojë cdo kandidat në votim të hapur, Haradinaj tha se do ta shohim kur vjen momenti.
“Shumë mirë ka thënë, do ta shohim kur vjen momenti”, është përgjigjur Haradinaj.