Deputetja e betuar e PDK-së, Ariania Musliu-Shoshi ka bërë thirrje ndaj kryesuesi të seancës konstituive, Avni Deharit që të respektojë rendin kushtetues.
“I nderuar kryesues, të nderuar deputetë, të dashur qytetar, në emër të PDK dhe në emër të përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve që na kanë votuar, ftoj i nderuar kryesues që ta ushtroni detyrën tuaj pa anshmëri, me integritet dhe respektim të plotë të Kushtetutës. Kosova ka nevojë dhe meriton institucione”, tha Musliu-Shoshi.