Live

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit

14:17 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sonte nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar organizohet aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut.

Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan . Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.

Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i  njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

Shpërndaje në

U Kopjua