Live

Aksidentohet për vdekje në krye të detyrës shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës

21:32 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sot në një aksident derisa ishte në kryerje të detyrës ka humbur jetën Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

“Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua