Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar rastin e 27-vjeçarit që vdiq në rrethana të paqarta në Lipjan.
“Pres përgjegjësi nga lart deri poshtë”, shtoi Limaj, njofton Klankosova.tv.
Ai tha se rasti duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe të merren përgjegjësi publike nga drejtuesit policorë të Kosovës.