Live

Totaj rikandidon për kryetar të Prizrenit, Krasniqi: Me Shaqën, ky qytet është gjithmonë në punë

13:41 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar rikandidimin e Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Totaj në katër vitet e fundit “duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit””.

“Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve.
Prandaj, më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, shkroi tutje Krasniqi.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në një atmosferë tepër pozitive dhe festive, mes shumë qytetarëve dhe aktivistëve, zyrtarizuam rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!

Shpërndaje në

U Kopjua