Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1- 5m/s.