Në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të, të Policisë së Kosovës.
Në një njoftim për media të policisë bëhet e ditur se ceremonia mbahet ngaora 10:00 në sallën e sportit të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, transmeton Klankosova.tv.
“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, eprorë të lartë të policisë si dhe familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë”.