Live

“Mbrojtja e Pyjeve 2025”: Policia e Ferizajt konfiskon një “Renault” që transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës

13:33 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit në Shtërpcë kanë realizuar një aksion të suksesshëm gjatë ditës së djeshme, në segmentin rrugor ndërmjet fshatrave Drajkovc dhe Brod.

Në këtë aksion, është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “Renault” me targa vendore, i drejtuar nga personi I.B., i cili transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.

Aksioni është realizuar pas informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore nga zyrtarët e pyjeve.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat :

📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Informacionet e raportuesve trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua