Live

Mitrovicë: Në gjendje të dehur, babai sulmon fizikisht djalin

10:16 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua