Live

U kap me rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

14:07 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

I dyshuari për një kilogram narkotikë dhe dy armë zjarri në Pejë është paraqitur në polici.

“I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotikë dhe dy armë zjarri është paraqitur sot në stacionin policor”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari, me urdhër të prokurorit, do të ndalohet për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”.

Shpërndaje në

U Kopjua