Trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi sot parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
Lidhur me këtë, në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” ka folur nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla.
Syla ka kritikuar institucionet aktuale të Kosovës për qasjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Albin Kurti ‘Hashim qu shko’.
“Ndaj krerëve të UÇK-së që gjinden sot në Hagë, institucionet tona kanë qenë ma e keqja e mundeshe najherë. Hashim qu shko, Albin Kurti ka qenë i pari që ka thënë ashtu, pastaj kanë pasu deklaratat e ministres në detyre, Albulena Haxhiu duke ju thënë disa herë kriminel, nuk e keni vendin këtu etj”, ka thënë Syla.