Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.
Sipas njoftimit të policisë, në rastin e parë, një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale “kanosje”, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishek dhe një thikë.
Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari javë më parë të njëjtat i kishte i kishte postuar në rrjete sociale.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar për intervistim, më pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.