Live

U shfaqën me armë në video-incizime, prangosen pesë persona në Gjakovë

10:28 / 18 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia në Gjakovë ka arrestuar pesë persona, pasiqë të njëjtin janë shfaqur me armë në disa video-incizime.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, transmeton Klankosova.tv.

Njësitet policore pasi kanë siguruar disa video-incizime në të cilat shihen disa persona me armë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë”.

Gjatë kontrollit tek të njëjtit, forcat e rendit kanë gjetur e konfiskuar 1 armë të gjatë, 2 pistoleta me gas dhe 2 fishekë.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua