Live

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

08:39 / 19 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në Gjilan, më 11 korrik të këtij viti.

Viktima ka njoftuar policinë të premten lidhur me rastin, derisa është arrestuar i dyshuari, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, i dyshuari kreu marrëdhënie seksuale me viktimën pa dëshirën e saj.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua