Live

Mbi 3 orë pritjet për të hyrë në Kosovë

14:26 / 19 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë po vijojnë deri në 3 orë e gjysmë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Muçibabës pritjet shkojnë deri në 40 minuta.

E deri në 20 minuta po pritet në Bërnjak.

Shpërndaje në

U Kopjua