Live

Konfiskohen barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit

13:16 / 20 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjatë një operacioni të Doganës dhe Policisë, në Gjilan janë konfiskuar barna të kontrabanduara në vlerë prej 4.000 eurosh.

Sipas një komunikate për media, gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.

Shpërndaje në

U Kopjua