Live

Aksident i rëndë në Gllarevë, dyshohet për disa të lënduar

19:48 / 20 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë në fshatin Gllarëve.

IndeksOnline mëson se në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa dyshohet për disa të lënduar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se rreth orës 18:37 kanë pranuar informacionin se ka ndodhur një aksident zinxhiror në fshatin Gllarevë.

“Ende nuk dihet saktësisht sa persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë dërguar dy autoambulanca”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua