Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti pas 50 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit.
Sipas tij, kjo situatë pasqyron krizën e thellë institucionale dhe politike në vend, si dhe mungesën e vullnetit demokratik nga ana e LVV-së.
Haxhiu e akuzon partinë për manipulim, bllokadë dhe shkelje të Kushtetutës në përpjekje për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti institucional”.
Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe rikthim të demokracisë.