Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar se ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prishtinë.
Rasti është raportuar në orën 08:55.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se nga lokali i tij i argjendarisë i janë vjedhur një sasi ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku nuk është bërë e ditur sasia e arit të vjedhur.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.