Live

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin (VIDEO)

19:27 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “DPT te Fidani” tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duhet të merret seriozisht.

Sipas Lekajt, Kurti është i thirrur të krijojë kaos institucional të prish raporte. Kërkon marrëveshje, e në anën tjetër i fyen të gjithë opozitën.

Ai shton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e shfrytëzon ligjin vetëm atëherë kur i intereson.

“Nëse zoti Kurti e sheh që vetëm kur i intereson atij për interesa personale dhe partisë politike të vet, e respekton Gjykatën Kushtetute, ndërsa në këtë rast thotë se opozita e ka keqinterpretuar. Ky nuk duhet të merret, është e kot nëse dikush i qaset seriozisht këtij njeriu. Prej ardhjes në pushtet, e ka përdor për çarje e për sundim”, tha Lekaj, transmeton Klankosova.tv

Lekaj thekson se AAK nuk ka, as nuk do të ketë bashkëpunim me LVV.

Shpërndaje në

U Kopjua