Avokati Arianit Koci, ka alarmuar se nëse nuk respektohet aktgjykimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese, rrezikohet thelbi i shtetit.
Postimi:
Këto vite pas lufte kemi parë gjithçka: vjedhje masive votash, devijim të vullnetit të qytetarëve, tradhëti politike në mes shokësh të idealit dhe luftës, ndikim të papërshtatshëm nga disa ndërkombëtarë, keqpërdorim tenderësh, punësime partiake e rajonale.
Disa nga këto janë kthyer në “normalitet” politik. Madje, është bërë pazar edhe me territore të Kosovës.
Por një gjë ka mbetur e shenjtë:
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë zbatuar – të mira apo të këqija qofshin. Të drejta apo të padrejta.
Shpresoj se edhe tani do të ndodhë e njëjta.
Përndryshe, rrezikohet vetë thelbi i shtetit.
Në anën tjetër, kush ka vërejtje, kundërshtime apo ankesa – le t’i ndjekë rrugët ligjore.
Fati politik i askujt nuk përcaktohet nga një proces zgjedhor. Ka jetë edhe pas këtyre zgjedhjeve.
Siç po shihet, vendi do të shkojë përsëri në votime.
Për fund, mos harroni: askush nuk mund ta shkelë vullnetin e votuesve.