Kandidati për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, ka bërë publike listën e kandidatëve të degës së PDK-së për Klinë.
“Në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit, kemi një mundësi të qartë për të zgjedhur jo vetëm një udhëheqës, por edhe një përfaqësim të denjë që reflekton frymën e rinovimit, përfaqësimin e barabartë dhe përkushtimin për zhvillim”, ka shkruar Bashota në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Klinës!
Në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit, kemi një mundësi të qartë për të zgjedhur jo vetëm një udhëheqës, por edhe një përfaqësim të denjë që reflekton frymën e rinovimit, përfaqësimin e barabartë dhe përkushtimin për zhvillim.
Listë e kandidatëve të degës së PDK-së në Klinë është e veçantë edhe për cilësinë që përfaqëson: 44% e kandidatëve janë femra, duke dëshmuar angazhimin e PDK-së për fuqizimin e zërit të femrës në vendimmarrje, ndërkohë 80% e tyre janë kandidatë që për herë të parë garojnë për një ulëse në Kuvend, duke sjellë frymë të re dhe energji të pashtershme.
Në këtë përbërje gjejmë profesionistë nga fusha të ndryshme, arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes, art e kulturë, si dhe djem e vajza të reja të suksesshme, të cilët kanë dëshmuar aftësi, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë.
Me këtë listë, PDK në Klinë dëshmon se është e gatshme të sjellë në Kuvend një përfaqësim të gjerë, dinamik dhe të aftë për të adresuar sfidat e qytetarëve me përgjegjësi dhe ide të reja.
Zgjedhjet e 12 tetorit janë një mundësi për të zgjedhur ndryshimin pozitiv, energjinë e re dhe zërin e qytetarëve.
Më 12 tetor, t`i përkrahim njerëzit që mbajnë fjalën.
“Po është PO”
