Live

QKUK: Shpërtheu gypi i kanalizimit në Pediatri, por u sanua – pa dëme në dhomat e fëmijëve

15:20 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë, ka ndodhur një problem teknik.

Sipas njoftimit, është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

“Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes. Situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftim.

QKUK njofton se nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.

Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim të garantimit të higjienës dhe sigurisë në ambientin spitalor. 

Shpërndaje në

U Kopjua