Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta në trafik, të hënën ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës.
Policia njofton se gjatë kontrollit, tek drejtuesi i motoçikletës janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.
“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.