Live

Krasniqi: As votuesit e VV’së nuk janë të lumtur me zgjedhjen e Dimal Bashës

11:59 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi u shpreh i pakënaqur me përzgjedhjen e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.

Ani pse votuan pro, Krasniqi thotë se as qytetarët e as deputetët e VV’së nuk janë të lumtur me zgjedhjen e Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit.

“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të kuvendit, por sot kemi votuar siç kemi thënë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK kjo është e rëndësishme”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua