Live

Hoxha për kryetarin e ri të Kuvendit: Me vetëdije zgjodhi të shkelë Kushtetutën

17:39 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një postimi në Facebook, tha se kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me vetëdije zgjodhi të shkelë Kushtetutën.

Ajo tha se Basha përdori vendimin e Kushtetueses për ta shkelur rregulloren e Kuvendit, siç tha ajo, për mënyrës se si zgjedhen nënkryetarët e komuniteteve joshumicë.

“Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës me vetëdije zgjedhë të shkelë Kushtetutën e Kosovës që në ditën e parë të tij”.

“I njëjti, që edhe kur nuk ishte Kryetar ka shkelur Kushtetutën, sot (keq) përdorë pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta bërë shkeljen e radhës duke e shkelur edhe rregulloren e Kuvendit për mënyrës se si zgjedhen nënkryetarët e komuniteteve jo shumicë. Çfarë marrëzie. Çfarë mendësie”, ka shkruar Hoxha.

Shpërndaje në

U Kopjua