Live

Presidenti i Kilit shkarkon tetë ministra

22:55 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Sebastian Pinero ka larguar tetë ministra për të qetësuar krizën më të madhe politike qysh pas vitit 1990 kur Kili u bë një vend demokratik. Ministri i Brendshëm dhe ai i Financave ishin midis atyre që u shkarkuan nga presidenti i Kilit.

Protestat e javës së kaluar kanë bërë që Pinero, një miliarder i qendrës së djathtë që mposhti të majtën në zgjedhjet e 2017, të premtojë ndryshime në dobi të klasës punëtore.

Ai premtoi rritjen e pagës minimale dhe pensionet, të ulë çmimet e ilaçeve dhe transportit publik, si dhe të sigurojë kujdesin e duhur shëndetësor.

Pinero pushoi nga puna ministrin e Brendshëm Andreas Chadwick, kushëririn e tij dhe një njeri të besuar, i cili u gjet në kritika pasi demonstruesit i quajti kriminelë. Ai u zëvendësua nga Gonzal Blumel dhe në vend të ministrit të Financave, Felipe Larain, u emërua Ignazio Briones, profesor i ekonomisë.

“Kili ka ndryshuar dhe qeveria duhet të ndryshojë në mënyrë që të përmbushë sfidat e reja,” tha Pinero në një fjalim nga pallati presidencial i transmetuar nga televizioni.

Kjo është hera e tretë që Pinero riorganizon qeverinë brenda një viti e gjysmë.

Protestat e mëdha kanë rritur koston e biletave të metrosë për më shumë se tre për qind. Pavarësisht tërheqjes së këtij vendimi, pakënaqësia në vend nuk ka të ndalur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...