Live

Halloween – Festa që po ‘shkatërron’ qytetin

14:23 / 01 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme janë disa nga simbolet që e dallojnë këtë natë.

Halloween vitet e  fundit po festohet edhe në vendin tonë, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur, në vendin tonë po ndodhë krejtësisht e kundërta.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë të botës ku të gjithë vishen si lodrat e tyre të preferuara ose si super herojët e tyre, në Kosovë fëmijët maskohen me kostume të frikshme. Madje shumë nga ta bëjë edhe veprime të këtij lloji.

Hudhja e makinave dhe njerëzve me vezë, tashmë është shëndrruar në traditë, por përveq vezëve në disa raste po shfrytëzohen edhe mjete më të forta, siç janë gurët.

Deri më tash nuk janë raportuar viktima por në stacionin e policisë janë raportuar disa incidente të shkaktuara gjatë natës festive të Halloween.

‘Me datë 31.10.2019 duke filluar nga ora 17:00, Policia ka marr informata dhe ankesa te ndryshme nga qytetaret, se ne qytet por edhe ne disa fshatra përreth se; femijë te moshave te ndryshme po gjuajne me vezë dhe mjete te forta (gur) autobuset e trafikut urban si dhe disa kombi bus. Të gjitha njesitet kompetente policore janë angazhuar per identifikim dhe parandalim te ketyre rasteve dhe pamvarsisht situates po veprohet me intensitet te shtuar për menaxhim te rasteve pasi qe sonte ka edhe levizje me te shtuar te femijëve. Natyrisht, Policia eshte e perkushtuar per garantimin e sigurise dhe levizjes se lire per te gjithe duke perfshire edhe mbajtjen e rendit dhe sigurise publike gjate aktiviteteve te ndryshme, megjithate rastet qe raportohen per dëmtim te pronës do te trajtohen konform procedurave ligjore’ ka thënë për KosovaLive zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Për këtë incident që ndodhi natën e mbrëmshme ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur e të festuarit të kësaj nate.

Por duket se Halloween nuk përfundoi natën e 31 tetorit pasi që edhe të premtën e datës 1 nëntor janë sulmuar autobusët e trafikut urban të kryeqytetit, raporton KosovaLive.

Disa persona të mitur kanë gjuajtur me vezë autbusët, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit Ahmeti, i cili ka thënë se të gjithë do të paraqiten në polici.

Postimi i plotë:

Historia e  Halloween

Emri i  Halloëeen është interpretimi modern i All Holloës’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët  irlandezë  dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.

Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloëeen shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloëeen-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Ata vijnë për të festuar natën kryesor në dimër si Samhain (“fundi verës”), festivali konsiderohet gjerësisht të jetë shenjë paralajmëruese e Halloëeen. Në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecin në mesin e të gjallëve.

Kështu, fshatarët vinin ushqim dhe ëmbëlsira të qetësonin shpirtrat e tyre, një ritual që mund të ketë paraprirë trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjë provë në fakt se Samhain ishte me të vërtetë një festival i të vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, në librin e tij: Holloëeen; Nga ritual pagan në një festë mbrëmjeje).

Si u festua Halloween nëpër botë

Fëmijët janë ata që më së shumti e shijojn këtë festë.

Por edhe shumë të famshëm zgjedhin këtë natë që të maskohen në mënyra të ndryshme, duke fillur nga më tërheqëset e deri tek më të frikshmet, shkruan KosovaLive.

Helloëeen festohet edhe në shtëpin e Bardhë: Këtë vit ndryshe prej viteve tjera Presidenti Donld Trump ka hapur dyert e shtëpisë për të vegjlit e vendit, duke i ftuar të luajn dhe shijojn çdo kënd të dedikuar për këtë natë, transmeton KosovaLive.

View this post on Instagram

Happy Halloween! 🎃

A post shared by The White House (@whitehouse) on

Edhe të famshmit kishin shije të ndryshme në këtë natë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...