Live

Haki Abazi: Vendimi i PZAP-së është në favor të fuqizimit të rolit të Listës Srpska

22:37 / 11 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar vendimin e sotëm të PZAP’së.

PZAP kërkoi nga KQZ’ja që të rinumërohen afër 1500 vendvotime dhe që të përjashtohen votat e  ardhura nga Serbia.

 Abazi thotë se ky vendim nuk është në funksion të demokracisë.

“PZAP me vendimin e fundit nuk është në funksion të demokracisë dhe është vendosur në funksion të interesave jolegale grupore dhe Inxhiniering elektoral duke deformuar vullnetin e qytetarit të Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

“Ky vendim është marrë bazuar në gjasa dhe dyshime dhe ne favor të fuqizimit të rolit të Listës Srpska e cila në fakt nuk humb asnjë gjë nga ky vendim dhe vendos në pikëpyetje vendimet paraprake të KQZ”, shton ai duke thënë se ky vendim i konvenon më së shumti Listës Srpska.

“Me këtë logjikë interpretuese do të duhej përjashtuar votat e partive që kanë klientelë politike dhe që marrin votat më favorizim dhe kushtëzim” 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...