“Ke marrë burrë për interes”, Emina i’a kthen ndjekëses
Emina Cunmulaj është ndër modelet më të njohura shqiptare që ka arritur suksese në botën e modës në Amerikë.
Modelja sapo ka përfunduar pushimet dhe thotë se do të donte të kishte prapë mundësinë të pushonte.
Por kjo nuk u prit mirë nga një komentuese e cila i tha:
“Po se u lodhe shumë… në fillim më pëlqeje se dukeshe një vajzë e thjeshtë dhe atdhetare, po tani kuptoj që je një njeri i llastuar që na tregon jetën tënde lukuoze, dhe po të ishte aq si mendoja unë nuk do kishe marrë një të huaj miliarder vetëm për interes, po do kishe marrë një shqiptar, je si te gjithë shqiptaret sot, që mohojnë fakti që janë shqiptare që mos të kenë pengesa, se sot të jesh shqiptare është turp duhet ta mohojmë. Më vjen keq se të mendoja ndryshe po ca do presësh nga një modele që lodhet shumë duke bërë pushime nëpër yacht etc…”
Por Emina i’a ktheu ndjekëses mënjëherë, “Si ja kalove? A ke pi kafe? Qysh i ke familjen. Të fala te gjithëve ju përshëndes shumë dhe uroj të kaloni një ditë shumë të bukur ”! kjo sikur për ti thënë që nuk i intereson aspak mendimi i saj.