Në gjuhën angleze shumë gjëra kanë parashtesën “French” si për shembull: pomfritat, manikyri, tostat, buka por dhe më e famshmja nga të gjitha “Puthja Franceze.
Por origjina e puthjes Franceze akoma nuk dihet saktë, pse ne e thërrasim këtë llojë të puthjes “Puthje Franceze”, a ka filluar ky stil i puthjeve në Francë?
Fillimet e puthjeve me gojë të hapur e me gjuhë siç është dhe “French Kiss” datojnë qysh para qindra vjetësh nëpër të gjitha pjesët e botës.Shpjegimi më i famshëm është se gjatë luftës së parë botërore, ushtarët Amerikan dhe ata Britanik që po shërbenin në Francë ishin shokuar nga mënyra se si femrat Franceze puthnin, e kur u kthyen në atëdhe këtë gjë ja treguan edhe shokëve të tjerë.
Teksa të tjerët besojnë se termi “Puthje Franceze” vjen nga reputacioni i qytetarëve Francezë të cilët janë të interesuar për aventura të reja, Parisi quhet edhe “Qyteti i dashurisë” mbi të gjitha.