Si duket të këqijat nuk kanë të ndalur për këngëtaren Katy Perry.
Ajo fillimisht u akuzua për plagjiaturë, ndërsa tash po akuzohet për ngacmime seksuale.
Prezantuesja e televizionit rus, Tina Kandelaki pohoi në gazetën ruse Rossiyskaya Gazeta në fillim të kësaj jave se këngëtarja Katy Perry u përpoq ta puthte në një festë pa pëlqimin e saj.
“Një herë më ftuan në një festë private me Katy Perryn, ku ajo, duke qenë shumë e lezetshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj”, tha Kandelaki, 43 vjeçe, sipas StarHit. “Arrita të luftoj, stërvitja e forcës nuk ishte e kotë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për puthje, përqafime dhe vallet e ndyra”.
Pak ditë më parë modeli Josh Kloss i cili ka qenë pjesë e klipit të këngëtares e akuzoi po ashtu për ngacmim seksual Katyn.