Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, ndërkaq dyshohet se gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë, pasi që njëri nga të dyshuarit është therur dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Po ashtu edhe dy të dyshuarit tjerë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.