Tuna Sejdi është ndër këngëtaret më të njohura për publikun shqiptar.
Përvec që është një artiste e kompletuar, Tuna shpesh përflitet edhe për jetën e saj.
Qëkur u martua me Patris Berishën, Tuna shprehet më e rezervuar sa i përket jetës private.
Megjithatë kjo nuk i ndalon fansat të krijojnë spekulime për jetën e saj. Thashethemi i fundit që flitet për të është shtatëzania e re.
Në një fotografi të postuar nga vetë këngëtarja barku i saj duket më i rrumbullakët se zakonisht.
Por akoma nuk ka ndonjë konfirmim nga ajo apo Patrisi nësë ata do të bëhen prindër sërish.
Ndryshe albumi i fundit i këngëtares rezultoi një hit i vërtetë, transmeton Kosova.live