Live

Bavarezët ndërrojnë mendje: BMW i3 mbetet në treg deri në vitin 2024

23:12 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Modeli elektrik i serisë së parë BMW, i prodhuar që prej vitit 2013, do të prodhohet për katër vjet të tjera, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme të kompanisë gjermane për pensionimin e tij vitin e ardhshëm.

Një zëdhënës i BMW-së tha për Leipziger Volkszeitung se modeli i3 do të prodhohet për katër vjet të tjera, që do të thotë se debutuesi elektrik i BMW do të mbetet në shitje për më shumë se një dekadë në kohën kur të tërhiqet nga tregu.

Kjo mund të konsiderohet një sukses për një makinë moderne në një kohë kur jeta e prodhimit të modelit po bëhet më e shkurtër dhe zakonisht është 6-7 vjet.

Lajmi për zgjatjen e prodhimit BMW i3 është një surprizë e dhënë nga njoftimet e mëparshme se kjo makinë elektrike do të pensionohet në vitin 2020.

BMW i3 aktualisht shitet me një bateri 42.2 kWh, e cila, sipas standardit të matjes WLTP, është e mjaftueshme për ngasje autonome midis 285 dhe 310 km.

Kur u lansua, i3 së pari kishte një bateri 22 kWh, për të rritur kapacitetin e tij në 33.2 kWh në vitin 2016. Në mënyrë që ta mbajë makinën konkurruese në treg vitet e ardhshme, BMW pritet të rrisë edhe një herë kapacitetin dhe rrezen e saj, gjë që mund të ndodhë në vitin 2020 ose 2021.

Pas tërheqjes përfundimtare të modelit i3 nga shitja në vitin 2024, BMW do të ketë në dispozicion disa modele elektrike, siç janë seria elektrike 1, i4 i paralajmëruar gjatë, më pas iX3 dhe iNext, kështu që largimi i BMW i3 nga skena nuk do të reflektojë dukshëm në shitjen e modeleve me energji elektrike të kësaj ndërmarrje bavarezët, transmeton KosovaPress.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...