Live

Haziri: Nga Vetëvendosje duam vetëm votat e saj për Presidentin

00:57 / 19 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje ata presin si parti vetëm votat e saj për Presidentin kur votohet më 2021, shkruan Gazeta Metro.


Haziri po thotë se Vetëvendosja nuk do ta prish koalicionin pas disa muajsh për çështjen e Presidentit, mirëpo duhet të siguron votat për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka thënë se për emrat e përmendur si kandidat për President siç është Murat Jashari dhe Rexhep Qosja, në bisedimet me VV’në asnjëherë nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm.

“Nuk besoj që VV mund ta prishin koalicionin pas disa muajsh për çështjen e Presidentit, dhe VV mund të sigurojë vetëm votat e saj për zgjedhjen e Presidentit. LDK’së nuk i është dhënë asnjë emër i përveçëm as i Murat Jasharit e as i Rexhep Qosjes në bisedime”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se është dështim nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme si pasojë e mos arritjes së koalicionit.

Kujtojmë se sot oferta e fundit nga LDK’ja për Vetëvendosjen ishte dhënia e një ministrie më shumë asaj, vetëm e vetëm për ta fituar postin e Presidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...