Festivali i 58-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nuk ka kaluar pa u vënë re për incidentet e shumta. Një moment i sikletshëm ka ndodhur me këngëtaren Elvana Gjata.
Gjatë performancës live me këngën “Me tana”, Elvanës i ka dalë gjoksi siç mund të shihni edhe në këtë foto. Incidenti ka kaluar me sportivitet nga Elvana e cila ka vijuar të këndojë dhe të kërcejë.
Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”. (Gazeta Metro)