Live

Mustafa: U befasuam nga VV-ja, të gjitha marrëveshjet bien në ujë

20:31 / 26 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kjo ka qenë befasi dhe askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që Vetëvendosje do të propozoj kryeparlamentarin.

Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj tani gjithçka do të nis nga fillimi me VV-në dhe sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bijnë në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës. Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë Mustafa raporton KTV.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...